Kosmonte Foods

Kosmonte Foods Konsumatorët tanë mund t’u besojnë produkteve tona sepse ne veprojmë me integritet dhe bëjmë Kosmonte ushqen jetën.

Kosmonte Foods ShPK është themeluar në vitn 2000 dhe ka qendrën e saj në Fushë Kosovë. Kosmonte është lider në sh*tjen dhe distribuimin e produkteve ushqimore në vend dhe rajon. Si distributori më i madh i shërbimeve ushqimore në Kosovë, Kosmonte Foods është e angazhuar për diversitet dhe gjithpërfshirje duke ofruar një gamë të gjërë të produkteve, si qumësht, mish, perime të ngrira, çaj, kafe, pi

je dhe produkte të tjera ekskluzive. Kosmonte Foods përpiqet për të maksimizuar përpjekjet për diversitetit dhe për t'u shërbyer sa më mirë klientëve tanë në komunitetet në të cilat ne operojmë. Në vitin 2006 kemi filluar të operojmë në Shqipëri dhe nga viti 2007 edhe në Dubai. Që nga muaji Gusht i vitit 2012 Kosmonte Foods gjithashtu ka hapur filialin e saj në Düsseldorf të Gjermanisë. Duke filluar nga muaji Korrik 2016 Kosmonte Foods ka filluar punën në filialin e saj të katërt – Qatar. Sot Kosmonte Foods mund të shikoj mbrapa dhe të jetë krenare për trashëgiminë e krijuar dhe të arriturat e deritashme si distributor lider i produkteve ushqimore. Misioni & Vizioni
Misioni ynë është që ta bëjmë jetën më të shëndetshme, më të lehtë dhe më të pasur. Vizioni ynë - Ne do të jemi zgjedhja më efektive e konsumatorëve për cilësi dhe shërbime. Vlerat tona
Besimi - Konsumatorët tanë mund t’u besojnë produkteve tona sepse ne veprojmë me integritet dhe bëjmë më të mirën
Ekselenca – Ne përpiqemi të jemi ekselent në gjithçka që bëjmë
Bashkëpunimi - Avantazhi ynë është bashkëpunimi dhe në këtë mënyrë fitojmë respektin dhe besnikërinë e konsumatorëve tanë. Përgjegjshmëria – Ne veprojmë me përgjegjësi, sigurojmë njerëzit tanë dhe produktet tona, kontribuojmë në komunitet dhe kujdesemi për ambientin
Fokusi në konsumatorë – Ne jemi pasionantë me konsumatorët tanë dhe prioritetet e tyre janë prioritete tona

Distribuimi
Kosmonte është lider në shpërndarjen e produkteve ushqimore me magazinim në regjimin plus dhe minus në Kosovë. Menaxhmenti ynë ka vite të tëra përvoje në fushën e importit dhe distribuimit. Ekipi ynë i ekspertëve me përvojë shumëvjeçare dhe njohuri në fushën e shërbimeve të logjistikës, automjetet e depot më moderne për distribuim, e bëjnë Kosmonte që të krijoj partnerë në biznes, të ofroj siguri dhe besueshmëri se mallrat do të dorëzohen në çdo destinacion në Kosovë. Depot
Depot tona janë moderne dhe me teknologji magazinimi në regjimin plus dhe minus. Magazina jonë qendrore ndodhet në Fushë Kosovë, por edhe çdo qendër e shpërndarjes siguron hapësira të veta për magazinim. Depot e pajisura me pajisje moderne dhe stafi profesional garantojnë magazinim profesional dhe shërbime të logjistikës. Logjistika
Për mbi 16 vite ne vazhdimisht jemi duke zhvilluar logjistikën për të plotësuar kërkesat e partnerëve tanë të biznesit dhe duke ofruar shërbime logjistike në Kosovë dhe Rajon. Baza e biznesit tonë është që të sigurojë qasje individuale për çdo klient duke ofruar zgjidhje për nevojat e tyre specifike sa i përket logjistikës. Monitorimi i vazhdueshëm i kërkesave në treg, përshtatja dhe përmirësimi i vazhdueshëm i rrjeteve të logjistikës, optimizmi maksimal i burimeve në tregun vendor dhe atë të jashtëm, si dhe bashkëpunimi i mirë e afatgjatë me furnizuesit, kanë bërë që të zhvillojmë një makrodistribuim në vend dhe jashtë vendit. Transporti
Për partnerët tanë të biznesit ne ofrojmë shërbimet më të mira të transportit në regjimet plus dhe minus brenda dhe jashtë vendit. Kosmonte shquhet për reputacion të sinqertë në tregti, shërbime efektive dhe në kohë

Sistemi GPS
Kosmonte Foods është një ndër kompanitë e para në Kosovë, e cila ka instaluar sistemin kontrollues - GPS, i cili raporton pandërprerë për kohën dhe vendndodhjen e secilit automjet. Në këtë mënyrë bëhet mbikëqyrja e vazhdueshme e shpejtësisë së zhvilluar, si dhe itinerari i lëvizjes së automjetit. Ky sistem, përpos që i mundëson kompanisë monitorimin në çdo kohë, të saktësisë dhe efikasitetit të shpërndarjes, po ashtu ndihmon edhe në vlerësimin e drejtë të rrjetit të shpërndarjes. Sistemi PDA
Ky sistem i integruar i ka mundësuar kompanisë që në çdo moment të ketë informata në kohë reale mbi gjendjen e mallit në depo dhe të porosive nga blerësi. Gjithashtu, përmes këtij sistemi, secili sh*tës në terren në mënyrë elektronike realizon sh*tjen, lëshon faturën dhe bën porosinë e mallit për ditën e nesërme. Këto informata të pranuara në databazën e kompanisë Kosmonte Foods, përpunohen në mënyrë automatike dhe krijohen raporte të dobishme dhe reale për sasinë e mallit në depo, për sh*tjet ditore, për planifikimin e porosive të radhës, si dhe krijohen raporte të tjera sipas nevojave të menaxhmentit të korporatës dhe prodhuesve.

Momentet e bukura meritojnë një verë speciale.Gioia Rosa: elegante, e freskët dhe perfekte për çdo ngjarje. 🌸Një gotë… d...
13/06/2026

Momentet e bukura meritojnë një verë speciale.
Gioia Rosa: elegante, e freskët dhe perfekte për çdo ngjarje. 🌸

Një gotë… dhe momenti bëhet special.

🥔🔥 Kur bëhet fjalë për patate, Aviko nuk luan në ligë të dytë.Krokante nga jashtë, të buta nga brenda dhe gjithmonë me c...
13/06/2026

🥔🔥 Kur bëhet fjalë për patate, Aviko nuk luan në ligë të dytë.

Krokante nga jashtë, të buta nga brenda dhe gjithmonë me cilësinë #1 të patates. Aviko sjell atë "street food vibe" që e kthen çdo snack në moment për t’u shijuar me ekipin. 😎🍟

🥐🍫 Momente të ëmbla që sjellin buzëqeshje!Të përgatitura me dashuri dhe të mbushura me shijen e parezistueshme të Nutell...
13/06/2026

🥐🍫 Momente të ëmbla që sjellin buzëqeshje!

Të përgatitura me dashuri dhe të mbushura me shijen e parezistueshme të Nutella-s, Nutella Croissant dhe Nutella Muffin janë zgjedhja perfekte për mëngjes, kafe apo një kënaqësi të vogël gjatë ditës. ☕✨

🤎 Zemër e mbushur me Nutella
🥐 Croissant i butë dhe i shijshëm
🧁 Muffin i lehtë me mbushje kremoze
❄️ Gjenden në departamentin e ngrirjeve

Cilin do ta zgjidhnit sot – croissant apo muffin? 😍

☀️🧊 Për të dytin vit radhazi po sjellim në tregun e Kosovës Mokate Gold Iced Coffee! Një kombinim perfekt i cilësisë pre...
12/06/2026

☀️🧊 Për të dytin vit radhazi po sjellim në tregun e Kosovës Mokate Gold Iced Coffee! Një kombinim perfekt i cilësisë premium, përgatitjes së lehtë dhe një çmimi shumë të volitshëm.

Mjafton qumësht i ftohtë dhe akull për të shijuar një kafe freskuese, ideale për ditët e nxehta të verës. 🤎❄️

🔵 Pamje e re, cilësia që e njihni dhe e besoni! 🧀✨Akadia White vjen me ambalazh të ri dhe modern, por me të njëjtën cilë...
12/06/2026

🔵 Pamje e re, cilësia që e njihni dhe e besoni! 🧀✨

Akadia White vjen me ambalazh të ri dhe modern, por me të njëjtën cilësi, freski dhe shije autentike që e keni pëlqyer gjithmonë. Ideale për sallata, meze dhe çdo tryezë familjare. 🥗💙

🥪🐟 Pauza perfekte fillon me Mare Aperto!Tuna i shijshëm në vaj ulliri, ideal për sandwich-e të freskëta, vakte të lehta ...
12/06/2026

🥪🐟 Pauza perfekte fillon me Mare Aperto!
Tuna i shijshëm në vaj ulliri, ideal për sandwich-e të freskëta, vakte të lehta dhe snack të shpejtë plot shije. ✨
Praktik, cilësor dhe gjithmonë gati për çdo moment të ditës. 💙

🥭🤔 A e dini që një nga lëngjet më të mira të mangos që mund të gjeni në Kosovë quhet Zuegg? Provojeni dhe na tregoni në ...
12/06/2026

🥭🤔 A e dini që një nga lëngjet më të mira të mangos që mund të gjeni në Kosovë quhet Zuegg? Provojeni dhe na tregoni në komente nëse pajtoheni me ne! 👇✨

Risia që do ta dashuroni që në lugën e parë! 🥄✨Exquisa Skyr tashmë në Kosovë — produkti më i ri me standard dhe cilësi g...
12/06/2026

Risia që do ta dashuroni që në lugën e parë! 🥄✨
Exquisa Skyr tashmë në Kosovë — produkti më i ri me standard dhe cilësi gjermane, i pasur me proteina dhe me shije të butë që përshtatet perfekt me stilin tuaj të jetesës. Provoje sot dhe ndjeje diferencën! 🇩🇪💙

💧⚡ Hidratim me më shumë vlerë!Veroni Active Ujë kombinon freskinë e ujit me vitamina, minerale dhe elektrolite për t’ju ...
11/06/2026

💧⚡ Hidratim me më shumë vlerë!
Veroni Active Ujë kombinon freskinë e ujit me vitamina, minerale dhe elektrolite për t’ju mbajtur të hidratuar dhe aktiv gjatë gjithë ditës. 💪✨
Zgjidh formulën që i përshtatet ritmit tënd dhe jepi trupit mbështetjen që meriton! 🚀

🐔🔥 Për adhuruesit e shijes autentike të pulës!Guda Kebab përgatitet vetëm nga mish p**e cilësor, duke sjellë një shije t...
11/06/2026

🐔🔥 Për adhuruesit e shijes autentike të pulës!
Guda Kebab përgatitet vetëm nga mish p**e cilësor, duke sjellë një shije të pasur, teksturë të butë dhe përgatitje të shpejtë për çdo vakt. 😍👌
Perfekt për sandwich apo kombinimet tuaja të preferuara në shtëpi. 🥙✨

Address

Rr. Antenës, Harilaq
Fushë Kosovë
12000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38338733377

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kosmonte Foods posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Kosmonte Foods:

Share