05/29/2026
📣 Njoftim për miqtë dhe klientët tanë në Saint Louis
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Dea Market, dyqani juaj online me produkte shqiptare, do të jetë i pranishëm fizikisht në Piknikun e Ditës së Lakrorit, të organizuar nga Shoqata Iliria – Saint Louis.
Për të gjithë klientët tanë që na ndjekin online, kjo është një mundësi e shkëlqyer për të:
🛒 parë nga afër produktet tona
🤝 takuar ekipin e Dea Market
🎁 bërë blerje direkt në vend
🇦🇱 shijuar një ditë të bukur me komunitetin shqiptar e më gjerë
📅 Data: 31 maj 2026
📍 Vendi: Willmore Park, Pavillon 1A, 7200 Hampton Ave. 63109
🕒 Ora: 10:00 AM
Mirë se të vini dhe faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme!
🎉 THIRRJE PËR FESTËN E LAKRORIT – LE TA MBUSHIM TRYEZËN ME TRADITË! 🇦🇱🫓
Të dashur anëtarë të komunitetit,
Festa jonë e Lakrorit po afron, dhe si çdo vit, kjo ditë është një festë e kulturës, e shijes dhe e zemrës shqiptare.
🫓 Amvisat dhe familjet shqiptare ftohen me shumë dashuri të sjellin gatime tradicionale: lakrorë, byrekë, ëmbëlsira, gjellëra të zonave tona, çdo gjë që pasqyron vendlindjen dhe kujtimet tona.
🤝 Kjo festë është ndërtuar mbi idenë “We share food, culture and community.” ndajmë ushqim, kulturë, histori dhe mikpritje, ashtu siç bënin patriotët tanë dikur, kur mblidheshin për të ruajtur gjuhën dhe zakonet.
🌎 Miqtë amerikanë dhe të huaj janë të mirëpritur të marrin pjesë, të provojnë shijet tona dhe të njohin kulturën shqiptare nga afër.
🎶 Muzikë, lojëra, atmosferë verore dhe shumë buzëqeshje, gjithçka gati për një ditë të bukur në komunitet.
Me respekt,
Shoqata ILIRIA - St. Louis