Green Market Group

Call Directions Website Contact the business

Green Market Group Për të ofruar një përvojë të jashtëzakonshme blerjesh, duke ofruar shërbimin më të mirë, vlerën, cilësinë, dhe produktet më të freskëta duke qenë, kujdesta

1/8 e korridorit VIII
09/08/2026

1/8 e korridorit VIII

Korridori 8 ka përfunduar… në letër

Dje u hapën 7.5 kilometrat e parë të aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII. Lajm i shkëlqyer, por edhe një rast i mirë për të parë kalendarin e punimeve dhe zotimet që u dhanë publikisht.

Punimet nisën, katër vite më parë, në dhjetor 2022 dhe aksi u nda në tetë faza.

Faza e parë u kontraktua më 5 dhjetor 2022. Afati i punimeve ishte 18 muaj. Sipas kontratës, duhej të përfundonte në qershor 2024.

Faza e dytë u kontraktua në qershor 2023, me afat 24 muaj. Duhej të përfundonte në qershor 2025.

Fazat e tretë dhe të katërt u kontraktuan në dhjetor 2023, përsëri me afat 24 muaj. Duhej të përfundonin në dhjetor 2025.

Katër fazat e fundit, V, VI, VII dhe VIII, u kontraktuan në korrik 2024. Të katërta me afat 24 muaj.

Duhej të përfundonin para një jave.

Jemi në gusht 2026. Afati fillestar i të tetë kontratave ka kaluar.

Në letër, pra, Korridori VIII në aksin Elbasan-Qafë Thanë duhej të ishte sot i kryer.
Portalet dhe rrjetet sociale janë mbushur me "lajmin" e prodhuar nga ministria Infrastrukturës se "janë hapur 7.5 kilometrat e parë".

Sikur edhe punimet të ecnin me ritmin e postimeve në Facebook, tani jo vetëm do të kishim mbërritur në Qafë Thanë, por do të ishim në Detin e Zi.

Address

Rruga Shyqyri Brari
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Green Market Group posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Green Market Group:

Shortcuts

Share

Category