28/09/2026
🐝 PERGA – “BUKA E BLETËS” 🍯🌿
🟠 Një nga produktet më të veçanta të kosheres, por që ende njihet shumë pak në Shqipëri.
✍️ Çfarë është Perga?
Perga është poleni që bletët mbledhin nga lulet, e vendosin në qelizat e hojeve dhe e përpunojnë së bashku me mjaltë dhe enzima të bletës. Më pas zhvillohet një proces natyral fermentimi laktik, duke krijuar atë që njihet si “Buka e Bletës”.
🌿 Çfarë e bën të veçantë?
• Është burim natyral proteinash, aminoacidesh, vitaminash dhe mineralesh.
• Përmban përbërës të ndryshëm bioaktivë që vijnë nga poleni dhe procesi i fermentimit.
• Fermentimi ndryshon strukturën e polenit dhe mund ta bëjë më të lehtë për organizmin për ta tretur dhe përdorur.
• Është një produkt natyral i prodhuar dhe i ruajtur nga vetë bletët brenda hojeve.
• Përga mund të konsumohet veçmas ose të kombinohet me mjaltë.
🐝 Nga poleni në Perga – një proces i jashtëzakonshëm i bletëve
🟠 Poleni i freskët → vendoset në hoje → ngjeshet nga bletët → përzihet me sekrecione/mjaltë → fermentohet natyrshëm → PERGA.
📌 Pse quhet “Buka e Bletës”?
Sepse është një nga ushqimet kryesore që bletët përdorin për të ushqyer koloninë, veçanërisht për zhvillimin e bletëve të reja.
🇦🇱 Bletaria Gjepali
🟠 Jemi të parët dhe të vetmit në Shqipëri që e ofrojmë Përgën si produkt të veçantë, të nxjerrë dhe përgatitur me kujdes nga kosheret tona.
💣 Mix 5 në 1 – fuqia e natyrës në një kombinim të vetëm
Perga mund të kombinohet edhe në një mix 5 në 1, së bashku me produkte të tjera të çmuara të kosheres, për një përzierje të pasur dhe natyrale.
😇 Nëse nuk e keni provuar më parë, tani e dini çfarë fshihet pas këtij produkti kaq të veçantë të bletës. 🐝
💣 PERGA – BUKA E BLETËS.
Nga kosherja, në tryezën tuaj . 🍯🌿