29/09/2024
BRAKTISJA E MJEKËVE ME EKSPERIENCË - shqetësim që injorohet
Tepër shqetësuese braktisja e QKUK-së nga specialistët me eksperiencë!
Akoma më shqetësuese që askush nga institucionet nuk mërzitet për këtë fenomen me rëndësi nacionale!
Askush nuk mirret me studimin e shkaqeve të kësaj braktisjeje?!
Në vend të angazhimit imediat që të bëjmë krejt të pamundurat që të mbajmë këta profesionistë të pazëvëndësueshëm në Klinikat Universitare, çdo ditë i ndjekim ata: nëse janë vonuar 10 minuta në punë, nëse kanë marrë më shumë 2 ditë pushim, etj!
Është një angazhim absurd institucional për të iu pamundësuar atyre të punojnë privat, duke mos e kuptuar derëzinjtë se duhet aplikuar metodë tjetër: të bëjmë të pamundurën që ti mbajmë brenda, sepse ata janë të PAZËVËNDËSUESHËM!
Nuk krijohet eksperienca 20 vjeçare e dr Xhevdetit për një muaj, as për një vit, as për 5 vite! Na duhen së paku edhe 10 vjet për të “prodhuar” një dr Xhevdet të ri, i cili nëse vazhdojmë ti trajtojmë kështu, do të ndjekë rrugën e tij, dhe nuk do pres 20 vjet për ta braktisur QKUK-në, vend ku profesionistët e mirëfilltë në vend të respektit përndjeken e nëpërkëmben, injorohen e poshtërohen, derisa arrijnë pikën e vlimit!
Përveq hendikepit të madh në trajtimin e pacientëve, hendikep më i madh do të jetë trajnimi i mjekëve të rinj!
“Na mori në qafë dr Xhevdeti”, më tha më buzë në vaj një specializant i ri në Klinikën e ORL-së! “Kush do të na mësojë operacionet komplekse të vesh*t tash?”!
Nga ky sepecializant e kuptova se sa e madhe do të jetë mungesa e dr Xhevdetit për pacientët dhe për mjekët e rinj!
Dhe padashje mu shfaq në mendje një deklaratë e një drejtori sharlatan të QKUK-së disa vite më parë, i cili pasi lëshuan punën dy kardiokirugët e vetëm të QKUK-së pati deklaruar:
Nuk zëvlndësohet eksperianci 20 vjeçare me një punësim sa për të mbushur numrin derëzinj!!
Nuk bëhët fjalë për rojtarë pyelli “shkëlqësia” juaj: një kirurg me eksepeiencë 20 vjeçare nuk mund ta zëvëndësosh edhe sikur të shkrijsh milionat!
Call now to connect with business.